Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë misionit në Kosovë

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 11:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada Britanike në Prishtinë ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në qendër të Prishtinës, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, tha se këta ushtarët do të kujtohen përherë.

“Ata nuk do të plaken, ndërsa ne mbetemi të plakur. Ata nuk do t’i lodhim dhe as nuk do t’i dënojmë të parët. Në perëndimin e diellit dhe në mëngjes do t’i kujtojmë ata”, tha aabbott, rapprton Ekonomia Online.

Prifti Fatmir Koliqi u lur për ushtarët që dhabë jetën për të mbajtur paqen në Kosovë

“Të gjithë ushtarët në botë u prefshin në paqe… Bota jonë nuk është akoma ajo që duhet të jetë. Lutemi që të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të promovuar paqen në Kosovë”.

“Kur të shkoni në shtëpi, tregoni atyre për ne dhe thoni që ne dhamë jetën për ju”, tha ndërkaq koloneli Brendan.

Në këtë ngjarje, i pranishëm ishte dhe ambasadori amerikan, Philip Kossnet.

Fotografia e British Embassy, Pristina
Fotografia e British Embassy, Pristina
Fotografia e British Embassy, Pristina


Të ngjashme