Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.
Ata ranë më 14 dhjetor 1998, në “Te Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut, gjatë një pritë të organizuar nga forcat serbe, derisa po sillnin armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në luftimet e ashpra të zhvilluara në kushte të vështira dimërore, përveç dëshmorëve të rënë, u plagosën dhjetëra luftëtarë dhe disa u zunë rob. Pas një aksioni të UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së, u realizua këmbimi i robërve të luftës.
Dëshmorët u varrosën me nderime të larta ushtarake më 21 dhjetor 1998, në Polac të Drenicës.