Londra vazhdon të mbetet fitimprurëse për bankierët përkundër largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Sipas firmës Emolument, përcjell Telegrafi, e cila ka analizuar 4,475 paga dhe shpërblime nga bankierë që punonin në Londër, Paris, Frankfurt dhe Milano, zbuluan se Britania e Madhe mbetet në krye të listës për sa i përket pagës.
“Nëse bankat e Londrës do të zhvendosin fuqinë punëtore në qytete të tjera evropiane, paketa mesatare e kompensimit do të zvogëlohej. Londra ofron pagat dhe shpërblimet më të larta në treg”, thuhet në gjetjet e Emolument.
Në Paris shpërblimet mund të llogariten për 49 për qind të kompensimit total të bankierit. Frankfurti mund të paguajë bonuse më të ulëta, por ka paga më të larta bazë. Për shembull, një zëvendëspresident në një bankë mund të marrë 108 mijë sterlina në Frankfurt, krahasuar me 90 mijë sterlina në Paris.