Përkundër vështirësive në terren, rrugët janë të pastruara nga bora

Suharekë | 22 Mar 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se përkundër vështirësive në terren, rrugët janë të pastruara nga bora.

Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook fotografi gjatë vizitës në disa nga lagjet dhe fshatrat malore të komunës.

POSTIMI I PLOTË:

Rrugët janë të kalueshme në Lagjen e Tërshanëve, Seferëve, Boka, pastaj edhe në Luzhnicë e Javorë.

Ne kemi punuar intensivisht duke krijuar kushte për lëvizje për qytetarët, përkundër vështirësive në terren.

Më duhet t’ju kujtoj se duhet ta keni kujdesin e duhur gjatë udhëtimit, ngase ende në shumë vende ka reshje të borës.

Natyrisht detyra ime është t’ju përgjigjem kërkesave dhe nevojave tuaja, brenda kompetencave që kam.

May be an image of one or more people, people standing, tree and snow
May be an image of snow
May be an image of road, tree and snow

Të ngjashme