Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar i tyre.
Kjo ngjarje e rëndë po hetohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Të dhënat fillestare të hetimit tregojnë se në rast janë të përfshirë persona me lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.