Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, Jeta Statovci ka reaguar pas sulmit të opozitës ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar në Kuvendin e Kosovës. Statovci tha se epoka e grushteve në Kosovë nuk ka përfunduar por ajo kur dhuna bënte diferencën për marrje pushteti, ka përfunduar përfundimisht. Tutje deputetja Statovci u shpreh […]
Përleshja në Kuvend, Statovci: Parlamentarizmit e demokracisë ja vunë një njollë të pashlyeshme e vendit një dëm të pallogaritshëm

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, Jeta Statovci ka reaguar pas sulmit të opozitës ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar në Kuvendin e Kosovës.
Statovci tha se epoka e grushteve në Kosovë nuk ka përfunduar por ajo kur dhuna bënte diferencën për marrje pushteti, ka përfunduar përfundimisht.
Tutje deputetja Statovci u shpreh se sot Kuvendit, parlamentarizmit dhe demokracisë iu vu një njollë e pashlyeshme e vendit një dëm të pallogaritshëm.
“Piramida e interesa financiare korruptive e tejshtrirë gjithandej në kohën kur qeverisnin, tashmë është në zvetnim e sipër, e çdo dite, sikleti i tyre është i madh”, përfundoi ajo.











