Tetë persona janë përleshur fizikisht në Prishtinë. Dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj K-Shqiptarë, me ç’rast dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.