Dy persona janë përleshur fizikisht në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, përleshje kjo që ka rezultuar edhe me shkrepje arme.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar, Agron Burovci, nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes Polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur.
Burovci ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.
“Rreth orë 13:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Bedri Shala’ në Prishtinë”.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që një përleshje fizike mes dy personave ka rezultuar edhe me shkrepje arme”.
“Në vendin e ngjarjes polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”.