Në Orën 14 e 20 ka ndodhur një përleshje fizike mes gjashtë personave, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Përleshja ka ndodhur pas një aksidenti në komunikacion i cili dyshohet se është shkaktuar qëllimshëm, pasi palët kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët.
Në vendin e ngjarjes ka reaguar menjëherë, Njësia Speciale Operative të cilët i ka ndaluar gjashtë personat e përfshirë në mosmarrëveshje.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar.
Lajmin për Klan Kosova, e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.