Përleshje para stadiumit “Elbasan Arena” mes tifozëve të kuq dhe policisë.
Ka qenë një moment i pakëndshëm, kur autobusi i ekipit të Salzburgut po parkonte në sheshin para impiantit dhe një prej ultrasve të kuq shkoi afër dhe goditi me shkop xhamin e parë.
Në moment ndërhyn policia, që shoqëroi me forcë tifozin dhe këtu nisi përleshja. Ultrasit e kuq tensionohen dhe kapen me forcat e rendit, teksa për pak minuta situata është agravuar.
Tifozët ishin kundër shoqërimit në polici të personit që iu afrua autobusit. Megjithatë, ndërhyrja e drejtorit të klubit të kuq, Genc Tomorri, ka sheshuar gjithçka.
Lojtarët e Salzburgut kanë qenë të qetë, duke mos u ndikuar aspak nga ky incident.
I vetmi që është ndierë në siklet ka qenë shqiptari Valon Berisha, i cili sapo ka zbritur nga autobusi ka marrë një lum të sharash në kor nga një grup i vogël tifozët, që ndodhej aty pranë.