Sot rreth orës 16:00 një përleshje është zhvilluar midis Policisë dhe qytetarëve në Merdarë.
Klan Kosova ka siguruar një video ku vërehen qytetarët duke u fjalosur me policët gjë që ka barë këta të fundit t’i nxjerrin edhe shkopinjtë e policisë.
Dyshohet se mosmarrëveshja ka filluar për shkak të mos respektimit të rendit dhe pritjeve të gjatë në kufi.
Kujtojmë se qytetarëve u duhet të presim mbi gjashtë orë për ta kaluar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.
Sot gjatë ditës ka ndodhur edhe një përleshje tjetër në Merdarë, klikoni në linkun e mëposhtëm për ta shikuar videon.