Përleshje me thika në Gjilan, dy të plagosur

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 14:21 | Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një incident kriminal në rajonin e Gjilanit. Sipas njoftimit të policisë, dy qytetarët e Gjilanit janë sulmuar nga dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshje.

Në incidentin i cili ka ndodhur mbrëmjen e së dielës janë përdorur edhe armët e ftohta.

“Dy nga pjesëmarrësit në rrahje kanë marrë plagë serioze me thikë”, thuhet njoftimin e policisë. I njëjti sqaron se agresorët janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në paraburgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme