Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publikimin e treguesve makroekonomikë dhe socialë.
Sipas të dhënave që ka publikuar ASK, gjatë vitit 2020 ka pasur më pak shkurorëzime se sa në vitin 2019.
“Sipas statistikave vitale, të dhënat për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019 janë: numri i lindjeve kishte rënie për (-23.2%); numri i vdekjeve pati rritje për 9.5%; kurorëzimet patën rënie për (-31.4%); dhe shkurorëzimet patën rënie për (-73.6%)”, është bërë e ditur në statistikat e publikuar nga ASK.
Gjithashtu, numri i lindjeve gjatë vitit 2020 kishte rënie kurse numri i vdekjeve kishte rritje.
Po ashtu, Agjencia e Statistikave të Kosovë bën të ditur se numri i vizitorëve nëpër hotele, për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019, pati rënie prej (-47.5%); dhe numri i net-qëndrimeve për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019, pati rënie prej (-56.9%).