Përmbyllet projekti i BE-së për shërbimet e forenzikës në Kosovë

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 12:07 | Nga

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbylljen e projektit “Perspektivat e ardhshme të shërbimeve të forenzikës në Kosovë’.

Projekti “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të forenzikës në Kosovë” mblodhi ekspertë vendës dhe ndërkombëtar në fushën e mjekësisë ligjore, toksikologjisë, antropologjisë, arkeologjisë dhe disiplinave të ngjashme.

Projekti ka mbështetur autoritetet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit duke mbështetur më tej zbatimin e përgjithshëm të ligjit dhe sistemit gjyqësor transparent me një fokus në shërbimet e mjekësisë ligjore.

Qëllimi i projektit ishte forcimi dhe modernizimi i mjekësisë ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), duke përfshirë operacionin mbi personat e zhdukur, duke rritur kapacitetin e tij teknik dhe administrativ.

Projekti gjithashtu ka përkrahur blerjen e pajisjeve laboratorike moderne dhe teknologjive të tjera për laboratorët e mjekësisë ligjore në vlerë prej më shumë se 330 000 euro e cila po ashtu është financuar nga BE-ja.

Gjatë ngjarjes do të prezantohen arritjet e projektit dhe perspektiva e shërbimeve forenzike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme