Përmbyset anija gjigante në brigjet e Georgia, po transportonte automjete

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Rojet Bregdetare amerikane po përpiqen të shpëtojnë katër anëtarë të ekuipazhit të Koresë së Jugut, të cilët ishin në bordin e një anijeje ngarkesash, anija e të cilëve ishte përmbysur brigjet e Georgia të dielën në mëngjes, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anëtarët e ekuipazhit të zhdukur janë konfirmuar të jenë në dhomën e motorit të anijes, tha ministria.

Siç bëhet e ditur tutje, ishte rreth orës 2 të mëngjesit kur autoritetet u njoftuan për herë të parë se anija po përmbysej.

Ekuipazhet nga Rojet Bregdetare dhe agjencitë e tjera u përgjigjën dhe shpëtuan 20 nga 24 personat në bord – 23 anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot – para se një zjarr t’i detyronte ata të ndalen.

Bëhet e ditur se anija po transportonte automjete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme