Përmbyset vendimi për dënim me vdekje kundër Musharrafit

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë në Pakistan ka përmbysur vendimin për dënim me vdekje për ish-presidentin, Pervez Musharraf, duke e cilësuar këtë proces jokushtetues.

Gjenerali Musharraf ka sfiduar formimin e Gjykatës Speciale, që e ka shpallur atë fajtor për tradhti në dhjetor të vitit të kaluar.

Të hënën, Gjykata Supreme në Lahore ka mbështetur gjeneralin në mërgim, që ka fituar pushtetin më 1999 përmes një puçi dhe ka qenë president në periudhën 2001-2008.

Prokurori ka thënë se vendimi nënkupton që gjenerali Musharraf është “njeri i lirë”.

Megjithatë, sipas BBC-së ky rast mund të dërgohet sërish në rigjykim.

Akuza e Gjykatës Supreme ka qenë në pritje nga viti 2013. Ajo ka të bëjë me vendimin që gjenerali Musharraf pati marrë më 2007 për të pezulluar kushtetutën, kur ka shpallur gjendje emergjente me qëllim të zgjatjes së mandatit të tij.

Gjenerali Musharraf është larguar nga Pakistani më 2016 dhe është në Dubai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme