Anija-cisternë iraniane, që ishte duke u djegur për më shumë se një javë, pasi ishte përplasur me një anije kineze në Detin lindor të Kinës, është përmbytur, pasi ka lëvizur në jug-lindje të Japonisë.
Televizioni shtetëror kinez, ka raportuar se anija është zhytur pak kohë pasi një tjetër pjesë e ngarkesës “ishte ndezur papritur”, në mëngjesin e ditës së sotme.
Në anën tjetër, zyrtarët iranianë kanë thënë se “nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në mesin e anëtarëve të bordit”.
Zëdhënësi iranian për shpëtim, Mohammad Rastad, e ka bërë këtë njoftim pasi është përmbytur anija.
Në këtë anije ishin 30 iranianë dhe dy persona nga Bangladeshi.
Përplasja ka ndodhur më 6 janar në bregun lindor të Kinës, afër Shangait.
Anija Sanchi, e cila ishte pronë e National Iranian Tanker Co, ishte duke transportuar një sasi të madhe të lëndëve djegëse, duke përfshirë ato të lehta, të ndezshme dhe eksplozive drejt Koresë Jugore.