Përmbytje historike në Australi, në rrugë dalin edhe krokodilët

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Ushtria australiane është aktivizuar për të përballuar përmbytjet historike, që cilësohen nga ato që ndodhin një herë në shekull, që s’kanë lënë shtëpi, shkollë apo aeroport në verilindjen e vendit pa “pushtuar”, duke detyruar me qindra njerëz të marrin arratinë. Mbi të gjitha, rrugët tashmë janë mbushur me krokodilë.

Forcat Mbrojtëse të Australisë mbushën thasët me rërë, dërguan automjete amfibe me ndihma dhe ndihmuan banorët që kishin hipur mbi çatitë e shtëpive të tyre gjatë së hënës, teksa reshjet thuajse kanë gjunjëzuar shtetin verior të Queenslandit.

Veriu tropikal i Australisë përjeton zakonisht reshje të dendura gjatë sezonit të reshjeve, por këto të fundit i kanë kaluar tej mase nivelet normale të pritshme. Autoritetet janë detyruar të hapin portat e digave gjatë orëve të vona të së dielës, duke lëshuar ato që ata vet i quajtën “rrjedha të rrezikshme dhe me shpejtësi të lartë”.

Pamjet nga qyteti i Townsville tregojnë makinat thuajse të mbuluara nga uji, ndërsa gardhet me tela zor se dalin mbi nivelin e ujërave të përmbytjeve.

Banorët e dëshpëruar duhej të luftonin jo vetëm me përmbytjet e vrullshme, me rrëshqitjet e tokës dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, por edhe me reptilët grabitqarë që janë pikasur në rrugët e zonave të banuara dhe rrugica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme