Moti i keq në Gjermani ka shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se moti i keq më së shumti ka prekur landin e Rajnës Veriore-Vestfalisë ndërsa përmbytjet janë regjistruar edhe në qytetet Wuppertal dhe Aachen.
Në rajonin e Wuppertal-it janë vërshuar rrugët, shembur pemët dhe shkulur çatia e një pike karburanti. Janë vërshuar edhe disa ndërtesa dhe qendra tregtare në qytet.
Nga Universiteti Wuppertal bëhet e ditur se është shembur çatia e një godine në një kampus ndërsa janë vërshuar përdhesat e së paku dy objekteve banesore.
Nga hekurudha gjermane theksojnë se për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike është ndërprerë edhe komunikacioni hekurudhor në disa pjesë të këtij qyteti. Disa pjesë janë edhe pa energji elektrike.