Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, njëri shtetas i Malit të Zi dhe tjetra e Bosnjës e Hercegovinës, pasi që me veturën e tyre përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të komunës së Zubin Potokut kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan EO.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Shtetas i Malit të Zi dhe një femër shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës pasi që me veturën e tyre, përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të komunës së Zubin Potokut, kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.