Përmes fshatit Banjë hynë në Kosovë, arrestohen dy shtetasit e huaj

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, njëri shtetas i Malit të Zi dhe tjetra e Bosnjës e Hercegovinës,  pasi që me veturën   e tyre përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të komunës së Zubin Potokut kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan EO.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Shtetas i Malit të Zi dhe një femër shtetase  e Bosnjës dhe Hercegovinës pasi që me veturën   e tyre,  përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të komunës së Zubin Potokut, kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme