Përmes garave me biçikleta, promovohet edukimi trafikor i fëmijëve

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 12:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Infrastrukturës, dhe përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, kanë organizuar garat tradicionale të nxënësve me biçikleta.

Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, inkurajoi shkollat dhe prindërit që të angazhohen sa më shumë që fëmijët të kenë një sjellje sa më të mirë në rrugë, raporton Ekonomia Online.

“Inkurajoj të punojnë sa më shumë për një sjellje sa më të mirë në rrugë”.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se angazhimi i institucioneve dëshmon përkushtimin e tyre për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

“Kjo rëndësi e veçantë paraqet pikërisht angazhimet dhe kontributet e juaja”.

Drejtor i divizionit rrugor, nënkoloneli Samedin Mehmeti, bëri thirrje që të investohet më shumë në edukimin trafikor të fëmijëve.

“Ky event i sotit dhe puna e të gjitha institucioneve na tregojnë që ne po investojmë në fëmijë në të ardhmen në edukimin trafik”.

Ndërsa Besim Hasani, presidenti i komunitetit olimpik të Kosovës tha se  shpreson që të vazhdohet me organizimin e aktiviteteve të tilla në mënyrë që siguria në trafik të jetë në nivelin e duhur, raporton EO.

“Unë dëshiroj që në emër të KOK-së të përgëzoj organizatorët për edicionin e gjashtë, i cili po merr formë nga viti në vit. Shpresoj që të vazhdohet, por janë të nevojshme edhe aktivitetet e tjera në mënyrë që siguria të jetë në nivelin e nevojshëm”.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin nxënës të klasëve të gjashta, shtata dhe teta, nga shkolla të ndryshme të Kosovës.

Të ngjashme