Organizata Beyond the Wall ka bërë një instilacion emëruar “Martirët e ndërtesave” në sheshin “Skënderbeu” në ditën ndërkombëtare të Punëtorit 1 Majit, raporton Ekonomia Online.
Sipas Kushtrim Mehmeti nga kjo organizatë përmes këtij instilacioni është treguar rreziku që ju kanosët punëtorëve të sektorit privat në vendin e tyre të punës.
“Instilacioni është quajtur “Martirët e ndërtesave” dhe tregon për rrezikun që u kanosët punëtorëve të ndërtimtarisë në vendin e punës. Këta punëtor nuk kanë as një mjet sigurie në vendin ku punojnë dhe si pasojë e saj vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 4 punëtorë”.
“Përveç që nuk kanë mjete mbrojtëse ata frikësohen edhe të tregojnë për të padrejtësisht që u bëhen në punë për shkak se dëbohen nga puna. Ne këtë aktivitet e shënojmë me moton ‘Ndërtesat janë tuajat, jetën janë tonat’”.