Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) njofton se bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 25.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 24.0µg/m3, e cila është brenda kufijve të lejuar. Ndërsa përqendrime me të ulëta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 21.0µg/m3”, thuhet në njoftim.
Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mungesa e mjegullës, shpejtësia e erës 0.5m/s, lagështia me e ultë e ajrit 81%, shtypja atmosferike 958.4mb, temperatura -11.3oC. Kjo gjendje ka ndikuar që të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajër.