Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama në një ceremoni solemne ka bërë betimin, raporton Ekonomia Online.
Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit.
Ai para të pranishmëve, u zotua për qeverisje të denjë për të gjithë qytetarët.
“Unë betohem se do t’i kryej detyrat me nder besnikëri në mënyrë të paanshme që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Sot është ditë e veçantë për të gjithë banorët e Prishtinës. Prej sot zëri i tyre nuk është moto e fushatës, por zotim imi dhe i ekipit tim”.
“Po iu drejtohem në këtë seancë pasi dhashë betimin si kryetar ri komunës. Besimi që më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë është obligim serioz dhe sfidë e madhe me punë të ndershme”.
“Ndjehem mirënjohës ndaj qytetarëve. Jam i vetëdijshëm se sfidat do të jenë të shumta por vullneti dhe guximi për ta bërë realitet vizionin për Prishtinën është shumëfish më i fortë se çdo sfidë. Besimi juaj më mbush me energji të pafund. Nga sot u përvishemi punës. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, i prindërve i të moshuarve i sportistëve”.
“Qytet i gjelbër, i mençur me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar. Si kryetar do të bashkëpunojë me secilin asamblist për të mirën e Prishtinës për të quar përpara projektet që na përmirësojnë jetën e të gjithëve. I bëjë ftesë shoqërisë civile dhe partive politike që të na bashkëngjiten në qeverisjen tonë për Prishtinën tonë. Misioni i ekipit është të jemi në shërbim të qytetarëve”.
Pa betimi ai morri përqafime të ngrohta e buqeta lulesh nga familja e tij, raporton EO.
Në këtë seancë prej 51 asamblistëve prezentë ishin 48 prej tyre. Aty ka munguar Arben Vitia e Yll Limani, ndërsa Daut Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.
Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29.17 për qind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42.54 për qind të votave.
Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.
Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50.98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49.02 për qind.