Përparim Rama i drejtohet Dejona Mihalit: A po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?

Prishtinë | 23 Nën 2025 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish pas konferencës së mbajtur sot.

Në një postim në Facebook, Rama iu drejtua Dejona Mihalit të LVV-së.

“Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!”, ka shkruar ai.

Në konferencën e mbajtur sot, Rama tha se për shkak të bllokimit të buxhetit, që nga nesër do të ketë ndërprerje të transportit nga trafiku urban. Për këtë situatë ai kritikoi ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Të ngjashme