Përparim Rama sot do ta marrë detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.
Mbledhja inauguruese do të bëhet në ora 10:00. Pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të mbëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.
Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17 për qind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.
Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.
Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.