Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po finalizohet transformimi te Banesat e Bardha.
Përmes një video të postuar në Facebook, Rama bëri të ditur se së shpejti, kjo plato do të ketë gjelbërim, ndriçim dhe mobileri urbane.
“Një pamje krejt tjetër dhe një hapësirë funksionale për banorët e kësaj lagjeje
Në ditët në vijim, mobilieria urbane do të vendoset edhe në lokacione të tjera te Kryeqytetit”, shkroi Rama.