Përparim Rama takohet me ambasadorin hungarez

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jόzsef Bencze, dhe drejtorin e departamentit të kulturës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë Lászlό Vizi.

Takimin e konfirmoi vet kryetari Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në takim është diskutuar për shndërrimin e Prishtinës në një kryeqendër kulturore përmes projekteve të përbashkëta mes Kosovës dhe Hungarisë.

“Në takim me Ambasadorin e Hungarisë, z. Jόzsef Bencze, bashkë me z. Lászlό Vizi, Drejtorin e Departamentit të Kulturës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë, diskutuam për transformimin e Prishtinës në një kryeqendër kulturore nëpërmjet projekteve bilaterale mes dy vendeve tona”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme