Përparim Rama takohet me drejtoreshën e “Manifestës”, Hedwig Fijen

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, zhvilluan sot një takim koordinues me përfaqësuesit e “Manifestës” në krye me drejtoreshën Hedwig Fijen, lidhur me Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta 2022”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.

Në takim, u diskutua gjerësisht  për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta lidhur me hapësirat publike për ekspozim dhe intervenim, për programin “Manifesta 2022”, si dhe për harmonizimin e projekteve të Manifestës me planet afatgjata të Komunës së Prishtinës.

Takimi ishte i frytshëm dhe shumë domethënës, pikërisht për faktin se intervenimet që do të sjellë “Manifesta 2022”përmes programit të saj, do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës kulturore e arkitektonike të kryeqytetit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme