Politikani serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e Rusisë, megjithatë, sipas tij, raportet ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksander Vuçiqit nuk janë aspak të mira shkaku i ‘servilosjes’ ndaj Perëndimit.
Jeremiq ka thënë se edhe përkundër kësaj mbështetje të Rusisë, Putini e përçmon Vuçiqin.
Sa i përket Qeverisë së Serbisë që udhëhiqet nga Ana Brnabiq, ai ka thënë se është “totalisht servile ndaj Perëndimit”, dhe se një qëndrim i tillë është hipokrit dhe i pandershëm ndaj Rusisë pavarësisht mbështetjes së Moskës për Beogradin, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.
“Kjo është arsyeja se pse Putin është konfrontuar personalisht me Vuçiqin”, ka shtuar politikani serb.
Ai ndër të tjera ka thënë se Vuçiq është i gatshëm të pranojë çfarëdo marrëveshje për Kosovën, vetëm për të qëndruar në pushtet.
Jeremiq thotë se lejimi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB, do të jetë një tradhti që do ta bëjë Vuçiqi.