Përplasen dy autobusë në Senegal, humbin jetën 40 persona dhe 85 tjerë lëndohen

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 85 tjerë janë lënduar rëndë, kur dy autobusë u përplasën sot në Senegal.

“Jam thellë i prekur me aksidentin tragjik në Gnibyju, ku humbën jetën 40 persona dhe shumë tjerë u lënduan”, tha Macky Sall, presidenti i Senegalit.

Ai përmes një postimi në Twitter, njoftoi se shkaqet e këtij aksidenti akoma nuk dihen, derisa autoritetet po e hetojnë rastin.

Në këtë vend është shpallur tri ditë zie në nderim të viktimave të këtij aksidenti, transmeton Telegrafi.

E pamjet amatore shfaqin autobusët e shkatërruar në këtë aksident, ku njëri prej mjeteve të rënda transportuese goditi në pjesën anësore autobusin tjetër.

Të ngjashme