Përplasen trenat në Çeki, katër viktima dhe dhjetëra të lënduar

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Republikën Çeke me pasojë 4 të vdekur dhe mbi 20 të lënduar. Aksidenti ndodhi në Pardubice, rreth njëqind kilometra në lindje të Pragës, ku një tren ekspres nate, i drejtuar për në qytetin ukrainas të Chop në kufirin me Sllovakinë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash. Në trenin e parë udhëtonin mbi 300 pasagjerë.

Bilanci i përkohshëm është katër të vdekur dhe të paktën 23 të lënduar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Vit Rakusan, i cili ka shkuar në vendin e aksidentit bashkë me ministrin e Transporteve Martin Kupka.

Dhjetëra njësi policie, zjarrfikëse dhe shërbimi emergjence shkuan në vendin e aksidentit, duke ndihmuar në evakuimin e lokomotivave.

Kryeministri çek Petr Fiala foli për një “tragjedi të madhe” dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. Sipas zëdhënëses së departamentit lokal të zjarrfikësve Vendula Horakova, treni i mallrave po transportonte karbit kalciumi, ndërkohë që kanë nisur hetimet për aksidentin.

Të ngjashme