Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj dhe ai i PDK-së, Bekim Haxhiu, janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit.
Gjithçka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjell mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj, Haxhiut.
Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet.
“Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi, Ukajt.