Ballafaqimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu me kryeparlamentarin Glauk Konjufca nga VV, ka nxitur militantët e dhunshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që ta sulmojnë deputeten në rrjete sociale deri në likuidim të saj fizik.
Burime Brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se tashmë njëri nga kërcënuesit e deputetes Ganimete Musliu është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje, ndërsa Policia është duke kërkuar edhe disa prej kërcënuesve të deputetes me profile fallco në rrjetin social Facebook.
Burime Brenda Policisë bëjnë të ditur se deputetja Musliu në ditën e marrjes së kërcënimeve nga militant të shumtë I ka bërë denoncimet në Polici dhe tashmë organet e rendit janë në kërkim të kërcënuesve të tjerë.
Deputetja Ganimete Musliu nuk ka dashur të komentojë arrestimin e kërcënuesve, por ka thënë se nuk ka njeri që e frikëson nga deklarimet e mendimeve dhe qëndrimeve të saj.