Një përplasje brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar të dal në sipërfaqe. Kësaj here në degën e Vetëvendosjes në Komunën e Prizrenit.
Kryetari i kësaj komune, nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka është duke u akuzuar nga bashkë partiakët e tij se kur ka ardhur në pozitën e kryetarit ka ndryshuar qëllime, përcjell Gazeta Insajderi.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Saramati, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Haskuka është bërë viktimë e një grupi.
“Me të ardhur në pushtet Mytaher Haskuka ai ndryshoi qëndrim. Në vend që të punon për qytetarët e Prizrenit pa dallim ai u bë viktimë e një grupi”, ka shkruar Saramati.
Tutje për Haskukën është duke u thënë se i ka humbur rruga në oborr dhe se është fasionuar nga kolltuku i kryetarit.
“Atij i ka humbur rruga në oborr dhe ka mbetur i hutuar, me gjasë e ka fascionuar kolltuku i kryetarit të Komunës së Prizrenit. Me këto veprime Mytaher Haskuka është duke e dëmtuar tejmase Lëvizjen Vetëvendosje! Grupa qeverisëse përreth Mytës i kanë shkëputur të gjitha hallkat e komunikimit me aktivistët në terren. Aktivistët injorohen, anashkalohen, fyhen e përbuzen dhe nuk pyeten fare”, ka shkruar Saramti.
Tutje anëtari i këshillit të VV-së, Saramti thotë se “aktivistët e Vetvendosjes nuk jemi të kënaqur edhe me shpenzimet e mëdha që bën stafi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, ku në vend që te ulen disa shërbime ato ngriten edhe me shumë. Kryetari është i plogshtë edhe ne marrjen e vendimeve për çështjen e punësimeve në komunë. Ai shpallë konkurse dhe anulon konkurse të shumta të punësimit. Ka shumë muaj që shkolla të caktuara nuk plotësohen me kuadro”.
Kjo përlasje brenda partiake vjen pas një aktakuze ndaj tre drejtorëve aktual nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.
Këta të tre po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën deri ishin anëtarë të Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit.