Anëtarët e komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë përplasur e fyer në mbledhjen e së premtes, raporton Ekonomia Online. Shkak u bë vazhdimi i mandatit edhe për një vit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.
Pa filluar ende mbledhja anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili tha se Ahmetaj është duke mbajtur kundërligjëm pozitën.
Me këtë rast reagoi anëtari i PDK-së Ilir Gashi që tha se për të gjitha ata që janë kundër këtij vendimi duhet që t’i drejtohen gjykatës.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se vendimi për vazhdimin e mandatit është marrë me shumicë votash dhe se duhet që të pritet që të ketë verdikt gjyqësor.
Ndonëse tha se e konsideron këtë vendim të jashtëligjshëm nuk mund ta bllokojnë punën e KQZ-së.
“E kemi diskutuat mandatin e kryeshefit. Unë gjykatë nuk jam, vendimi u marrë me shumicë, shumica ka marrë vendim për zgjatje të mandatit. Të vazhdojmë deri në një vendim gjyqësor. Nuk vendosim ne”.
“Unë mendoj që është vendim i paligjshëm, duhet me prit vendimin. Nëse duam me bllokuar punën për këtë çështje mund të vazhdojmë”.
Alban Krasniqi duke kundërshtuar Gashin e PDK-së, tha se duhet që të vijë Prokuroria e të hetojë rastin.
Gashi kundërshtoi duke përmendur Serbinë. Krasniqi më pas tha se Gashi e partia e tij kanë bashkëpunuar me Serbinë.
“Kemi përgjegjësi kur marrim vendim të kundërligjshme. Sekretariati është kap prej kryemafiashit. Kryen favore në punësime. Ky nuk mundet me ketë përfaqësues i denjë. Të vjen Prokuroria, me ata të Serbisë je i lidhur ti edhe partia jote”.
“Ku pe di. Mos shko aq larg”, i tha Gashi – Krasniqit.
Pas gjithë këtij debati PDK-ja e AAK-ja e lëshuan mbledhjen, përderisa kryetari i shpalli të mbyllur mbledhjen.