Gjatë ditës së sotme janë përplasur mes vete dy trena, në Aleksandri të Egjiptit.
Siç raporton Reuters, të paktën 36 persona deri tani kanë vdekur ndërsa më shumë se 100 janë të lënduar, ku disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gazeta shtetërore al-Ahram ka raportuar se deri tani 36 trupa të pajetë janë dërguar në morgjet e spitaleve në provincën e Aleksandrisë.
Prokurori i vendit Nabil Sadek ka urdhëruar një hetim urgjent për këtë aksident, për të cilin ende nuk dihen detaje se si është shkaktuar.
Një zyrtar mjekësor ka thënë për medie se ende ka trupa të lënduar që kanë mbetur brenda në trena e që ekipet po provojnë të hyjnë t’i nxjerrin.