Çështja e ndërtimit ose jo të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka nxitur reagime të ashpra mes të ftuarve të sotëm në emisionin Info Magazine.
Kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi ka pasur mospajtime me opinionistin Albert Heta lidhur me objektet fetare
Ndërsa Heta i është drejtuar Çerkezit se falja në hapësira të ndrysme është bukuri e faljes, ai është kritikuar ashpër:
”Pranon të hyjë në ujërat që nuk din not. Sa i përket aspektit fetar se si duhet falet e të mos falet”, është shprehur Çerkezi.
Si përgjigjie ndaj këtyre deklaratave, Heta i është drejtuar ashpër Çerkezit me fjalët: ”Ku e din ju që unë nuk falem?”.
Megjithatë debati ka vazhduar me çështjen e ndërtimit të Xhamisë ndërsa Çerkezi thekson që ky objekt fetar është nevojë për qytetarët, njofton Klan Kosova.