Përplasje të ashpra u zhvilluan mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)-së, derisa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ishte duke shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që u mbajtën me 19 nëntor.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi pati polemika me kryetaren Valdete Daka, për mënyrën e votimit dhe të shpalljes së rezultateve, raporton Ekonomia Online.
“Na jemi insitucion pavarësisht parapëlqimit politik ky është një akt institucional për me i shpall rezultatet për secilën komunë, nuk mundemi me ja nënshtru votës këtë, punën e shpalljes së rezultateve madje po du me hap procedurë për çfarëdo ankese”.
Në anën tjetër Sami Hamiti, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tha se në Prishtinë ka ndodhur treni bullgar i Vetëvendosjes.
“LDK në PZAP ka dërguar ankesë më herët lidhur me rinumërimin. Kjo për shkak të disa ankesave nga disa vendvotime. Gjykata Supreme vendosi të anulojë dhe është vazhdu me rinumërim me kusht e votë në këtë komunë”.
“Gjatë rinumërimit të votave me kusht doli në shesh ka bërë trysni që të bëhet numërimi i votave më kusht para së të bëhet rinumërimi në tërësi i kutive të votimit. Në Prishtinë, ka ndodhur treni bullgar, se LDK nuk u friksu se s’ka bërë asgjë që të bëjë trysni. Unë mendoj që problemet që janë sjell që mos të bëhet rinumërimi është se diçka ka ndodh në kuti”.
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të balotazhit për kryetar të Komunave, duke përjashtuar ato të Istogut dhe të Kllokotit, në të cilat do të ketë rivotim.