Përplasjet për zgjedhjet, arrestohen 3 persona, në kërkim 3 të tjerë

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme