Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Amerikës, Donald Trump, cili gjatë një tubimi elektoral në ShBA, ka thënë se e kanë ndalur luftën 400-vjeçare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se kishte pasur përqafime në zyrën ovale ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve, raporton Ekonomia Online.
Hoti në pyetjet e gazetarëve për një deklaratë tjetër nga një zyrtarë amerikan, konkretisht ambasadori Kosnett, cili ka kritikuar vendimin e Hotit për shuarjen e Taskë-forcës antikorrupsion, po ashtu nuk e ka komentuar, por ka thënë se askush nuk duhet të ketë frikë nga ai vendim i Qeverisë
Hoti tutje ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa për postin e presidentit ka thënë se kjo çështje ende nuk ka kaluara nga zyret dhe kjo do të diskutohet në shkurtin e vitit 2021.