Përqindja e humbjes së vendit të punës te gratë në Kosovë, më e vogël në krahasim me vendet e rajonit

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 17:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

D4D ka mbajtur tryezën e radhës me temën “Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë: Kush e paguan çmimin më të lartë”. Këtu u tha se përqindja e humbjes së vendit të punës te gratë ka qenë më e vogël në krahasim me vendet e rajonit, raporton Ekonomia Online.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e trajton ekonominë joformale.

Ajo tutje ka përmendur se edhe punësimi i grave në vend është shumë i ulët dhe nuk po i jepet shumë përparësi.

Më tej, Kusari ka thënë se si pasojë e pandemisë është rritur edhe dhuna në familje.

“Punësueshmëria e grave në Kosovë është e ulët, por kur vjen momenti i forcës aktive gratë mbeten. Nuk është adresuar mjaftueshëm, skema e granteve të jetë e ndarë nga 800 mijë euro sa ka qenë e paraparë është e vogël. Ligji për Rimëkëmbje nuk i prek fare drejtpërdrejt dhe nuk trajton ekonominë joformale. Gratë nëse kanë qenë të punësuara në periudhën e kufizimit rriten obligimet ndaj tyre, po ashtu rritja e dhunës në familje si pasojë e pandemisë”, tha ajo.

Shpetim Kalludra, drejtor i departamentit për Tregun e Punës, Agjencia e Punësimit të Kosovës, ka potencuar se janë 200 mijë të papunë ku 99 mijë prej tyre janë gra.

Tutje ai ka thënë se 3500 persona kanë përfituar në aftësim profesional ku 40% kanë qenë gra.

“Periudha e marsit ka filluar një rritje e madhe të papunëve të regjistruar, sot kemi 200 mijë të papunë të regjistruar dhe 99 mijë prej tyre janë gra. Dikun 3500 persona kanë përfituar në aftësim profesional mu 40% janë gra dhe ne nuk i kemi fokus vetëm gratë por edhe grupet e marxhinalizume. Tregu i punës është dinamik dhe kërkohet një ndërmjetësim në bazë të kërkesës”, tha Kalludra

Po ashtu, Judita Krasniqi, njohëse e çështjes gjinore ka thënë se në bazë të raportit, në Kosovë përqindja e humbjes së vendit të punës te gratë ka qenë më e vogël në krahasim me vendet e rajonit

“Në mungesë të të dhënave të tre mujorit të dytë të fuqisë punëtore ne kemi plotësuar të dhëna shtesë nga organizatat e tjera.Të dhënat kryesore çka kemi paraqit është se si ka ndikuar pandemia në nivel global. Situata e pandemisë ka ndikuar në ata sektorë ku gratë kanë kryesuar dhe e njëjta është reflektuar edhe në Kosovë. Në krahasime vendet e rajonit përqindja në Kosovë ka qenë më e vogël e humbjes së vendit të punës”, tha Krasniqi.

https://vimeo.com/488581346

Të ngjashme