Perry pajtohet me Swiftin pas gjashtë vjetësh hidhërim

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:52 | Nga

Taylor Swift ka postuar një letër private të cilën e ka shkruar Katy Perry.

Letra e armikes së saj të kamotshme i ka dhënë fund mosmarrëveshjeve gjashtë vjeçare, pasi krijuesja e hitit “Roar” i ka kërkuar falje.

Swift një pjesë të letrës e ka postuar në Instagram dhe e ka falënderuar Perryn për këtë veprim.

“Kam reflektuar për disa keqkuptime dhe për lidhjen mes nesh… doja të qetësoja gjithçka… më vjen keq”, thuhet mes të tjerash në letrën e Perryt.

Prishja e marrëdhënieve ndodhi kur Swift pohoi se Perry ia kishte vjedhur tri valltare nga turneu i saj “Red” në vitin 2012.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme