Një gjykatë gjermane ka dënuar një 34 vjeçar me 5 muaj burg, pasi ai bëri përshëndetjen naziste gjatë një proteste të krahut të djathtë në qytetin lindor të Chemnitz muajin e kaluar.
Dënimi me burg për përshëndetjen ilegale u pa si i arsyeshëm, sepse i dënuari kishte një numër shkeljesh edhe në të kaluarën. Mijëra protestues u përgjigjën thirrjes së protestës nga partia e krahut të djathtë, AFD, si dhe lëvizjes islamofobike, Pegida.
Swatiska dhe simbolet e tjera naziste janë të ndaluara në Gjermani. Çdo kush që kapet duke thyer ligjin, mund të gjobitet apo të dënohet me burg deri në 3 vite.