Përshëndeti si Hilteri, dënohet me 5 muaj burgim

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 11:34 | Nga

Një gjykatë gjermane ka dënuar një 34 vjeçar me 5 muaj burg, pasi ai bëri përshëndetjen naziste gjatë një proteste të krahut të djathtë në qytetin lindor të Chemnitz muajin e kaluar.

Dënimi me burg për përshëndetjen ilegale u pa si i arsyeshëm, sepse i dënuari kishte një numër shkeljesh edhe në të kaluarën. Mijëra protestues u përgjigjën thirrjes së protestës nga partia e krahut të djathtë, AFD, si dhe lëvizjes islamofobike, Pegida.

Swatiska dhe simbolet e tjera naziste janë të ndaluara në Gjermani. Çdo kush që kapet duke thyer ligjin, mund të gjobitet apo të dënohet me burg deri në 3 vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme