Përshkallëzohen protestat në Birmani, policia përdor plumba gome

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Policia në Birmani ka qëlluar me plumba gome gjatë protestës në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Topat e ujit u përdorën më herët për të shpërndarë protestuesit, të cilët po kërkojnë rivendosjen e demokracisë pas një grusht-shteti që largoi qeverinë e zgjedhur.

Ushtria ka vendosur ndalime për tubime të mëdha publike dhe ka futur shtetrrethimin gjatë natës në disa qytete.

Por protestat kanë vazhduar në disa qytete për të katërtën ditë radhazi, shkruan BBC.

Udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing paralajmëroi të hënën se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse nuk lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për protestuesit.

Në transmetimin në televizionin shtetëror, Hlaing, pas fjalimit të tij tha se veprimi “duhet të ndërmerret” kundër atyre që shkelin ligjin në vendin e Azisë Juglindore.

Të ngjashme