Përshkallëzohet aksioni i opozitës, çfarë pritet të ndodhë të enjten e ardhshme

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Opozita paralajmëroi dje intensifikim të protestave në ditët në vijim.

Kështu mësohet se të enjten e ardhshme parashikohet që bllokimi i akseve kombëtare të bëhet për 3 orë dhe jo 2 orë siç ndodhi ditën e djeshme.

Po ashtu bëhet e ditur se do të ketë dhe akse të tjera nacionale që do të bllokohen veç segmenteve në 12 qarqe.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tyre dje, liderët e opozitës deklaruan se rezistenca do të vazhdojë duke paralajmëruar kështu përshkallëzim të situatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme