Tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një market në Prishtinë dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash nga arka.
Rasti ka ndodhur dje në ora 21.10, në rrugën “Gazmend Zajmi”, njofton Policia e Kosovës.
Nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.