Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një person me ç’rast i kanë vjedhur një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishekë me leje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 22.06.2026 rreth orës 10:40 në fshatin Gramaqel të Deçanit.
Tutje thuhet se raport po hetohet.
“Fsh. Gramaqel, Deçan / 22.06.2026 – 10:40. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar me ç’rast i kanë vjedhur një armë zjarri me një karikator me gjashtë fishekë me leje përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.